Mercenarët kibernetikë rusë po synojnë gjithnjë e më shumë Britaninë. Nuk kanë të ndalur përpjekjet për të shkatërruar infrastrukturën britanike.
“The Times” shkruan se Oliver Dowden, ministri i Zyrës së Kabinetit, paralajmëroi një rritje në muajt e fundit të grupeve ruse që synojnë të sulmojnë Britaninë, duke i krahasuar ato me milicinë e Grupit Wagner që vepron në Ukrainë.
Dowden thotë se kompanitë në sektorë kyç si energjia, transporti dhe telekomunikacioni duhet të jenë më vigjilente ndaj këtyre kërcënimeve.
Gjithashtu ai theksoi se ata që nuk e marrin seriozisht këtë paralajmërim situata mund të jetë akoma më shumë problematike.
Dowden i bën apel edhe bizneseve për të forcuar sigurinë dhe gjithashtu pritet të prezantojë masa për t’i kërkuar llogari operatorëve të infrastrukturës kritike.
Qeveria do të punojë me NCSC për të vendosur objektiva, të cilat do të ndryshojnë në varësi të sektorit përkatës. Ato ka të ngjarë të mbulojnë ujin, transportin, energjinë, telekomunikacionin.
Në shkurt, hakerat e lidhur me Rusinë shënjestruan Royal Mail dhe vitin e kaluar South Staffordshire Water u vu në shënjestër gjithashtu.
Dowden, i cili është gjithashtu ministër i sigurisë kombëtare dhe investimeve, do të nxjerrë në pah gjithashtu mundësitë për bizneset që forcojnë mbrojtjen e tyre. “Sa më të sigurt t’i bëjmë bizneset tona, aq më të sigurt e bëjmë ekonominë tonë dhe aq më tërheqës bëhemi si destinacion për sipërmarrësit,” thotë ai.