Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka thyer një rekord të Ligës së Kampionëve, e të cilin e mbante superylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Me tre golat ndaj Club Brugget, Mbappe u bë futbollisti më i ri në histori të “Championsit” që arrin të shënojë 15 gola.

Këtë shifër ai e arriti me 20 vjet e 306 ditë. Rekordin e mbante Messi që 15 golëshin e kishte kompletuar me 21 vjet e 288 ditë. I treti tani në këtë renditje bie Rauli me 22 vjet e 163 ditë, sipas “Optas”.

Share This Article