Studimet Albanistike në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Historia e studimeve albanistike në Evropë është e shtrirë në shumë shtete të Kontinentit të Vjetër. Italia zë një prej vendeve të posaçme në këtë hartë. E pikërisht me këtë do të merret Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Në institucionin më të lartë shkencor në Kosovë po mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Studimet Albanistike në Itali”. Janë mbi 50 studiues shqiptarë e të huaj që do të paraqiten me kumtesat e tyre në Konferencën dyditore.

Qëllimi i ASHAK-ut është që t’i nxjerrë në pah studimet albanistike në shtetin italian. Në ngjarjen e organizuar nga Këshilli Drejtues i përbërë nga Rexhep Ismajli, kryetar, anëtarët Seit Mansaku, Francesco Altimari, Eqrem Basha dhe sekretari Bardh Rugova, midis të tjerësh me kumtesat e tyre do të paraqiten Emanuele Banfi, Seit Mansaku, Rexhep Ismajli, Floresha Dado, Francesco Altimari, Leonardo Mario Savoia, Benedetta Baldi e John Trumper.

Share This Article