Barcelona triumfoi 1-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të javës së 30-të në La Liga.
Me këtë fitore minimale, katalunasit jo vetëm që u rikthyen te fitorja, por shkuan edhe në 11 pikë diferencë nga vendi i dytë – Real Madridi.
Barcelona duket në rrugë të mbarë që të fitojë titullin e parë të ligës që nga vitti 2019, por që u kanë mbetur edhe tetë ndeshje të mbetura.
Por, edhe sa pikët duhet fituar Blaugranasit që të shpallen matematikisht kampion?
Barcelonës i duhen 14 pikë për të konfirmuar matematikisht veten si kampione, me potencialin e pesë fitoreve të nevojshme nga tetë ndeshje, në vazhdim.
Xavi u ka kërkuar lojtarëve të tij që të jenë me këmbë në tokë dhe të jenë të fokusuar në ndeshjet e mbetura, pasi asgjë nuk është siguruar deri në ngritjen e trofeut.
Më poshtë mund të shikoni përballjet e mbetura të Barcelonës për këtë sezon, gjersa u duhen vetëm edhe pesë fitore për të siguruar titullin, duke mos shikuar në rast të dështimit të Real Madridit që do të afronte festën e tyre.