Sipas gjetjeve të një studimi të kryer me 28.000 të anketuar, jetëgjatësia nuk zgjatet as nga ushqimi, as nga aktiviteti fizik
Përgjigjja është shumë më e thjeshtë dhe ka të bëjë me ndërveprim të rregullt social.
A mund t’i zgjasë jetën të moshuarve vetëm një telefonatë apo dalja për kafe me një person të dashur?
Hulumtimi i publikuar në në “Journal of Epidemiology & Community Health” i ndau pjesëmarrësit në grupe – njerëz që shoqëroheshin çdo ditë, një herë në javë, një herë në muaj, herë pas here dhe kurrë.
Rezultatet treguan se sa më i shpeshtë të jetë aktiviteti shoqëror, aq më i madh është probabiliteti që të jetojmë më gjatë, transmeton Telegrafi.
Rezultatet për “vdekjen e shtyrë” i befasuan vetë shkencëtarët – u shtynë për 42 për qind tek ata që shoqëroheshin herë pas here, me 48 për qind tek ata që shoqëroheshin një herë në muaj. Për ata që e bënin të paktën një herë në javë dhe çdo ditë, jeta e tyre u zgjat me 110 përqind të pabesueshëm.
“Megjithëse lidhja midis frekuencës së aktivitetit social dhe jetëgjatësisë së përgjithshme u zvogëlua pas përshtatjes për faktorët sociodemografikë, statusin socio-ekonomik, sjelljet shëndetësore dhe disa sëmundje, ajo ende mbeti statistikisht e rëndësishme, duke treguar se pjesëmarrja në aktivitetet sociale në vetvete është një faktor i rëndësishëm për jetëgjatësia e përgjithshme të njerëzve të moshuar”, thanë shkencëtarët.
Këtë temë e preku edhe Susan Pinker, e cila në prezantimin e vitit të kaluar theksoi se çelësi i një jetëgjatësie më të gjatë janë marrëdhëniet ndërpersonale dhe lidhja me njerëzit, duke vënë në dukje se ajo vetë ishte e habitur. Në krye të listës, tre arsyet më të rëndësishme që ndikojnë në jetëgjatësinë janë:
1 – integrimi social
2 – heqja dorë nga nikotina
3 – marrëdhënie të ngushta (mbështetje në formë huazimi, shkuarje te mjeku dhe situata të tjera të rëndësishme të jetës)
“Me sa njerëz flisni? Kjo vlen si për marrëdhëniet më të thella ashtu edhe për ato sipërfaqësore. Kur flasim për integrim social, nuk nënkuptojmë vetëm lidhje të forta dhe emocionale, por edhe biseda të përditshme dhe të rastësishme që bëni me shitësit në dyqan. Ndërveprimet sociale janë faktori më i rëndësishëm për një jetë të gjatë dhe cilësore”, përfundoi Susan Pinker.