Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli se ai nuk pranohet më as në Greqi pasi i kanë hapur dosje edhe atje.
Nga Kamza ku mbajti një takim elektroal, Berisha u zotuan se nuk do të ketë më amnisti për qeveritarët hajdutë duke shtuar se Edi Rama do i ketë ditët të numëruara pas datës 14 Maj.
“Rakip as në Greqi nuk pranohesh më se të kanë hapur dosje atje me sa mora vesh. Po të garantoj se ato para kudo t’i kesh dërguar do i gjejmë dhe do dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Do i ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet”, tha Berisha.