ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 4 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 4 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 4 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 5 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Denoncimi/ Gjimnazistët në Durrës, të detyruar të marrin pjesë në takime elektorale të PS-së

albnews by albnews
26 April, 2023
in Shqiperia
0
Denoncimi/ Gjimnazistët në Durrës, të detyruar të marrin pjesë në takime elektorale të PS-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas dhunës nëpër institucione, Partia Socialiste ka gjetur një tjetër mënyrë për të shitur takimet elektorale të kandidatëve sikur në to ka pjesëmarrje të lartë.

Nëse nuk ja arrin dot me të rriturit, kryetarja aktuale e Durrësit, Emirjona Sako e ka gjetur zgjedhjen:Nxënësit.

RelatedPosts

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Fatos Nano feston 73-vjetorin e lindjes, Rama: Lideri historik që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa

Rama reagon ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili ka urdhëruar rikthimin në detyrë të ish-drejtorit të AMP-së në Vlorë: Mbrojti ata që shkelën ligjin, ndërkohë që shteti kërkoi ndëshkimin e tyre

Ka qenë kreu i FRPD-së Shyqyri Myrtollari i cili në një deklaratë për shtyp është shprehur se nxënësit e disa shkollave të mesme në Durrës, janë detyruar nga drejtuesit përkatës, për të marrë pjesë në takime elektorale, së bashku me Kryetaren aktuale dhe kandidaten për zgjedhjet e ardhshme, Sakon.

Myrtollari thotë se kanë marrë denoncime të ndryshme, në lidhje me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri”, dhe  “Olsi Lasko”, sakaq thotë që është një shkelje në bazë të nenit 328a paragrafi dytë i kodit penal.

Kreu i FRPD-së, Shyqyri Myrtollari: Deklaratë për shtyp.

Të nderuar qytetarë të Durrësit,

Jemi këtu për të denoncuar atë që po ndodh në Durrës, në shkelje të plotë të ligjit, në mënyrë të përsëritur, duke e bërë këtë fushatë zgjedhore të pabarabartë dhe të pandershme.

Dita-ditës, kjo fushatë po fakton që regjimi i Ramës do të përdorë çdo mjet për të mos e humbur pushtetin.

Kemi marrë denoncime të ndryshme, në lidhje me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri”, dhe  “Olsi Lasko”, në takimet elektorale të kandidates, Emiriana Sako.

Me urdhër të drejtueses së Zyrës Vendore Arsimore Durrës, Amarilda Thërrmija, drejtues e mësues të gjimnazeve të lartëpërmendura kanë cënuar proçesin mësimor, duke hequr nxënësit nga mësimi, për t’u bërë pjesë e takimeve elektorale në mbështetje të kandidates së Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Durrës, Emiriana Sako, e në sfidim të hapur të kodit penal janë publikuar nga vetë kandidatja në rrjetet sociale.

Pa anashkaluar faktin që ky është një urdhër i përsëritur i drejtueses së arsimit të Durrësit, e cila vetëm pak kohë më parë, u denoncua në një emision investigativ televiziv, për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të ligjit të arsimit parauniversitar.

Në bazë të nenit 328a paragrafi dytë i kodit penal:

Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.”

Në këto kushte, ju bëjmë me dije se kemi informacion dhe pamje filmike, që tregojnë drejtues dhe punonjës të arsimit publik parauniversitar, të cilët kanë  organizuar këto takime elektorale. Këto materiale që shërbejnë për të dëshmuar se kemi të bëjmë me një krim zgjedhor do të depozitohen pranë autoriteteve përkatëse.

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje mësuesve të arsimit publik parauniversitar në Durrës të distancohen menjëherë nga organizimi i takimeve elektorale,në mbështetje të Emiriana Sakos, në kundërshtim me ligjin.

Këto shkelje të kryera  me vetëdije janë tregues i frikës që i ka pushtuar, Durrësi ka zgjedhur për kryetar të bashkisë z. Igli Cara

Çdo qytetar duhet të shkojë i qetë përpara kutive të votimit. Ne do të denoncojmë çdo përpjekje që do të ndikojë në tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve dhe shkelësit e ligjit do të mbajnë përgjegjësi penale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result