Mes portreteve të shkrimtarëve në qendrën kombëtare të librit dhe leximit, në mes qëndron imazhi i një përkthyesi që na ka njohur me kryevepra të mëdha në botë.
Portreti bardh e zi i Robert Shvarc është aty bashkë me miq e familjarë që duan ta kujtojnë këtë 20 vjetor të ndarjes nga jeta.
Botuesi i tij, Petrit Ymeri, tregon se poezia e tij u bë kurban për misionin tjetër atë të përkthimit, që ende sot me emrin e tij njësohen kryevepra të botës.
Përtej botimeve të Shvarc në qendrën e librit “Roland Tasho” prezantoi edhe një vepër për të.