Edhe pse fushata elektorale është bërë agresive për hapësirat publike që mungojnë në Tiranë dhe ku kryefjala e debatit politik është pikëpyetja se a duhet të ndërtohet më në Tiranë, duket se kjo nuk e shqetëson aspak Edi Ramën. Kryeministri i mandatit të tretë, si kryetar i KKT, organi përgjegjës për dhënien e lejeve të ndërtimit përmbi Bashkitë dhe institucionet e tjera, ka dhënë 7 leje ndërtimi. Mbledhja që mban datën 25 prill ka marrë bekimin e kryeministrit për të ndërtuar buzë Lanës, në Don Bosko, në zona ku betoni nuk po ndalon më. Rrugët gjithnjë e më shumë po zvogëlohen dhe hapësirat e gjelbra po zhduken.
VENDIMET E KKT:
1.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale “Bazaar Gate”, me vendndodhje ne kryqëzimin e Rrugës “K.Kristoforidhi” dhe Rrugës “Luigj Gurakuqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bregu” sh.a.
2.Leje Ndërtimi për objektin: “Manhattan I – Godinë banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Forever Construction” sh.p.k.
3.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion të përzier, shërbim, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën “Brigada e VIII”, në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.
4.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Polifunksionale “Green Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Titan Konstruksion” sh.p.k.
5.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion tregti dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën “Jordan Misja”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvilluesshoqërinë “Rreli-S” sh.p.k.
6.Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi , shërbimi dhe funksione të përziera” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Armaar Group” sh.p.k. dhe “Unico Construction” sh.p.k
7.Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences”, me vendndodhje në bulevardin Gjergj Fishta, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.