Londër/ Sulmoi seksualisht një burrë në stacion, gruaja shpallet në kërkim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Londër. Një grua ka sulmuar seksualisht një kalimtar. Mediat britanike raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth rës 21:00 në stacionin e metrosë Euston në Londër të premten e 14 prillit. Pamjet po qarkullojnë në rrjet, ndëra policia ka shpallur në kërkim gruan. Por si ndodhi ngjarja? E panjohura, e cila shoqërohej nga një shoqe tentoi të kapte me duar një burrë i cili u largua. Ajo më pas e ka sulmuar seksualisht. Policia ka publikuar imazhet e saj. 

Ne do të donim të flisnim me të në lidhje me një sulm seksual në stacionin e metrosë Euston të premten, më 14 prill. Rreth orës 21:00, një burrë po ecte në shkallët lëvizëse kur një grua u përpoq t’i kapte nga krahu. Kur ai e tërhoqi dorën, ajo e sulmoi seksualisht. Gruaja, e cila po udhëtonte me një shoqe, hipi në një metro. Oficerët dëshirojnë të flasin me gruan në këto imazhe pasi besojnë se ajo ka informacione që mund të ndihmojnë hetimin”, tha policia në një deklaratë. 

Policia ka bërë thirrje që ajo të dorëzohet në komisariat dhe të përballet me akuzën për veprën penale. Për asrye hetimore identiteti i saj nuk është bërë ende publik. 

Share This Article