Gjuha shqipe, së shpejti në rend dite në Kushtetuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra iniciativa të përfshira në një lëndë, të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga persona të cilët kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, së shpejti do të vendosen në rend dite.

Ndër ata që kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është edhe partia politike“ E majta”, të cilët ligjin në fjalë e quajnë kontrovers.

Sipas tyre ligji mori mendim negativ nga Komisioni i Venecias, kaloi ilegalisht në Kuvendin e Maqedonisë dhe më pas u publikua në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e nevojshëm të presidentit.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë për Alsat se do të shqyrtohen të gjitha aspektet e iniciativave të dorëzuara nga dhjetëra persona fizik, por se më shumë detaje do të kenë vetëm pasi lënda të kalojë në rend dite./Alsat/

Share This Article