ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President 9 minutes ago
Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari 12 minutes ago
Dumani: Krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me atë në Ballkan në trafikimin e kokainës, kemi marrëveshje për t’i luftuar 13 minutes ago
Skandal bastesh në Turqi, mbi 150 gjyqtarë nën hetim 15 minutes ago
Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë, kryeministrja Ruginienë: Nuk do tolerohet asnjë sulm hibrid 16 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Rasti Dehari në Kosovë, publikohet ekspertiza nga Zvicra

albnews by albnews
24 October, 2019
in Kosova
0
Rasti Dehari në Kosovë, publikohet ekspertiza nga Zvicra
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dalin dyshime të reja në lidhje me vdekjen e para tre viteve të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Prokuroria e Prizrenit sot ka publikuar raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, e cila rekomandon një hetim të ri për rastin ku sic thuhet duhet të merret parasysh edhe intervenimi i një personi të tretë në vdekjen e 26 vjeçarit Dehari.

RelatedPosts

Prokuroria Speciale publikon pamje nga arrestimi i prokurorit: Ndalohet për 48 orë

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës thotë “Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Astrit Dehari përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të merret parasysh”.

Përfaqësuesi ligjor i familjes Deharit, Tomë Gashi, ka thënë se Astriti është vrarë vetëm për shkak se ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Astrit Dehari është vrarë vetëm për shkak të përkatësisë partiake, vetëm që ka qenë aktivist i Vetëvendosjes”, tha Tomë Gashi.

Familjarët e Astrit Deharit kërkojnë që organet e drejtësisë në Kosovë t’i qasen seriozisht hetimit dhe t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që kanë pasur gisht në vdekjen e djalit të tyre.

Menjëherë pas publikimit të raportit nga Zvicra, Prokuroria e Shtetit ka paralajmëruar se do të vazhdojnë hetimin duke mos përjashtuar edhe një super-ekspertizë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Prokuroria e Shtetit të Kosovës thotë “Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria do të vazhdoj me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, nëse është e domosdoshme do të bëhet një super-ekspertizë jashtë vendit në bashkëpunim dhe koordinim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkojnë përgjegjësi nga gjithë personat e përfshirë, duke mos anashkaluar edhe funksionarët shtetërorë që aso kohe kanë dezinformuar se Astriti e ka përfunduar jetën e tij me vetëvrasje. Astrit Dehari u fut në paraburgim për akuzën se me minahedhës ka sulmuar Kuvendin e Kosovës. Prokuroria asnjëherë nuk arriti të dëshmojë një gjë të tillë. Ai ndërroi jetë më 11 maj të vitit 2016, në qelinë ku po mbahej i izoluar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

27 October, 2025
Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari

Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari

27 October, 2025
“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jem prokuror”- Dumani në Kuvend: Kemi hetuar 71 persona për inceneratorët, ja ç’presim

Dumani: Krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me atë në Ballkan në trafikimin e kokainës, kemi marrëveshje për t’i luftuar

27 October, 2025
Skandal bastesh në Turqi, mbi 150 gjyqtarë nën hetim

Skandal bastesh në Turqi, mbi 150 gjyqtarë nën hetim

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result