Momente paniku janë përjetuar gjatë ndeshjes mes Sivasspor-Fenerbahçe, ku si pasojë e një përplasjeje kokë më kokë mes portierit Ali Şasal Vural dhe sulmuesit Enner Valencia, kanë mbetur të dëmtuar rëndë të dy lojtarët, aq sa në fushë ka hyrë edhe ambulanca, duke parë dëmtimin serioz.
Si pasojë e përplasjes së fortë në fillimin e ndeshjes, Enner Valencia, u detyrua të mbante një mbrojtëse qafe, ndërsa u shoqërua me urgjencë drejt spitalit rajonal për marrjen e një ndihme më të specializuar mjekësore.
Sipas mediave turke, mësohet se, futbollisti ekuadorian është i vetëdijshëm, ndërkohë që portieri Vural është çuar dhe është rikthyer në fushën e lojës.