Rama kërkon votën e qytetarëve të Shkodrës:

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama: Kemi gati projektin e madh të transformimit të hyrjes së qytetit! (Video)

Nga Shkodra, Edi Rama tha se tashmë është gati projekti i madh të transformimit të hyrjes së qytetit. Kreu i qeverisë u shpreh se ky projekt do t’i japë Shkodrës dimension ndryshe njësoj si me Vlorën.

“Pse e duan Bashkinë prapë, për të bërë gati ato autobusët e për t’i sjellë në Tiranë që të thonë ‘Rama ik’? Duam të bëjmë projektin e madh të hyrjes së Shkodrës. Nëse e transformojmë hyrjen e Shkodrës, i japim qytetit tjetër dimension.

Shihni çfarë i ka bërë Vlorës transformimi i vijës bregdetare dhe si është rritur vlera e pronës e sa më tepër vlejnë shtëpitë e njerëzve dhe sa turistë vijnë. Shkodrës i duhet ndriçim në të gjitha rrugët kur vajzat të kthehen natën në shtëpi, të mos i hajë ujku në rrugë e prindërit të rijnë me merak.

Jam i bindur që do të bëjë edhe strehë për qentë se ky që keni ju premton që do i fusë në strehë se janë rrugëve. Harrojeni. Qentë do shtohen rrugëve nëse nuk do të ndërrohet drejtimi. Nuk është problemi i një njeriu, është problem kulturor, mentaliteti dhe fatkeqësisht kjo është kultura e një mentaliteti politik. Sidoqoftë ka edhe më keq”, tha ai.

Share This Article