Fuqizimi i statusit të gruas në shoqëri, familje, ekonomi, politikë e çdo fushë të jetës është dimension themelor për zhvillimin e një shoqërie të hapur, demokratike e të lirë.
Bashkë me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney, ishim pjesë e një aktiviteti fokusuar te barazia gjinore dhe mbrojtja e të drejtave të grave dhe vajzave.
Gratë dhe vajzat janë mbështetje shumë e madhe, por edhe fokus i punës së Bashkisë, për fuqizimin e rolit të tyre, barazinë gjinore dhe ndihmës ndaj grave me probleme sociale.
Në qendrat tona sociale rreth individë marrin mbështetje.
Fakti që Bashkia e Durrësit pas më shumë se 3 dekadash pluralizëm drejtohet nga një grua e ku 54% e listës së kandidateve për këshill bashkiak përfaqësohet nga gra e vajza profesioniste të fushave të ndryshme, është tregues i qartë i vizionit të Partisë Socialiste për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje.