ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus 12 hours ago
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse 12 hours ago
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës 12 hours ago
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë! 15 hours ago
Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

33 vjet janë shumë për të dëgjuar llogjet e rradhës të po atyre “pardesyve të bardha”

albnews by albnews
1 May, 2023
in Albania, Opinion, Shqiperia
0
33 vjet janë shumë për të dëgjuar llogjet e rradhës të po atyre “pardesyve të bardha”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

nga Artan Duka

Ndonëse pa bujën e zgjedhjeve të përgjithshme, vendoret mbeten interesante sepse ka realisht garë për arsye të përbërësit shumicë (mazhoritar) në votimin për kryebashkiak (interes ky që shtohet më tej sot edhe prej lojës luftash mes “pardesyve të bardha” në dy anët e murit non-grata).

RelatedPosts

Ekstradohet Vilson Pepa, pjesë e grupit të Çopjave, akuzuar për trafikimin e 11 tonëve kokainë

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithme ku votohet në tufë për të privilegjuarit e katër viteve më tej, në vendore vota e qytetarit është më kuptimplote dhe e drejtëpërdrejtë.

Pardesytë e bardha dhe sistemi zgjedhor që i ndruhen aq shumë! 

Në 2008 sistemi mazhoritar i korrektuar u zëvëndësua me atë “spanjoll” dhe koha tregoi se u bë për të garantuar vijimësi në qeverisje dhe Kuvënd, rrethana këto që i shkojnë për shtat jo vetëm kryerjes së reformave por dhe klientelizmit ekonomik e politik, përfitimit material dhe gjeopolitikave të tretëve.

Rrjedhoja ishte humbja e interesit dhe indiferenca qytetare tek vota, zvenitja e besimit tek institucionet, cinizmi në rritje qytetar ndaj retorikave politike, arroganca e karshillëku ndaj qytetarit, pajtimi i tij me fatalitetin e klientelizmit e abuzimit elitar deri tundimi tek e paligjshmja në përpjekjen për mbijetesë, dëshpërimi ekstrem që nxiti emigrimin masiv e plotësime të përvitshme llotarish etj.

33 vjet janë shumë për të dëgjuar llogjet e rradhës të po atyre “pardesyve të bardha”, opozitë apo qeveri, që dikur premtuan “çekun e bardhë” dhe në tre dekada nxinë fatin e qytetarit në këtë vënd. Anatemuan të shkuarën bardhë e zi njëlloj si në monizëm (e fundit muze-mania e Ramës), anatemuan bllok, byro e kult etj por kanë 33 vjet që kanë krijuar blloqet, “oborret” e kultet e tyre me votimet sërisht formalitet.

Pardesytë e bardha kanë 33 vjet që na marrin të mirëqënë. Edhe kur zhbënë bazën ekonomike të trashëguar, kur krijuan kaosin me pronën historike që ia kaluan “më të zotit” e legalizuar paligjshmërinë, shkatërruan ushtrinë, privatizimet klienteliste, përgojojnë e përdhosin punën e luftën e brezave para viteve 90, bëjnë karshillëk me “Këshillime Kombëtare” për të përligjur nga kanabisi, amnistia fiskale etj ashtu dhe kur bëjnë veting për këdo por jo për veten në rradhë të pare!

Një arrogancë e vet-siguri rrjedhojë kjo e votës së “tredhur” me kohë nga politika e tranzicionit që nuk ka gajle se ikin shqiptarët sepse aziatikët gati janë.

Ndaj dhe zgjedhjet vendore janë të rëndësishme sepse ndryshe nga ato të përgjithshme, qytetari ka ende një shans real të zgjedhë. Është një mundësi për të votuar atë që shihet si më i miri, partiak apo i pavarur, një mesazh e “shuplakë” ndaj statukuosë PS e PD (pa llogaritur PL) dhe dëshmuar se sistemi mazhoritar realisht inkurajon dhe respekton votën qytetare pa dallim.

Një pjesmarrje masive në këto zgjedhje dhe një rezultat që ngjall panik tek kampi i pardesyve të bardha në opozitë e pushtet, do të ishte një shtysë më tej për të rritur presionin qytetar për një rishikim thelbësor të ligjit zgjedhor për vetë zgjedhjet e përgjithshme në vënd.

Sesa qeverisja e mirë, rikthimi i besimit qytetar tek politika e demokracia vjen përmes votës së lirë dhe këtë e garanton vetëm ligji mazhoritar. Ku çdo deputet e vetë Kryeministri merr pëlqimin personalisht tek lagjja ku banon, Surrel apo gjiri Lalzit dhe jo në tufa dhe part-time në jug apo veri si tani.

Pavarësisht se këto 33 vjet PD është shfaqur më shumë si “ura e zjarrit” dhe PS si “zjarrfikësi” në politikë, sërisht, trashëgimia problematike e tranzicionit është pjellë e qeverisjeve të njëpasnjëshme PD e PS. Statukuoja që u garanton sistemi aktual zgjedhor i mundëson kësaj dysheje t’a marrin me qetësi e shtruar çdo fushatë zgjedhore. E kanë luksin edhe të bëjnë “sevape” zgjedhore, edhe hokatarin, cinikun, banalin, prepotentin etj në ecejakjet e thirrjet e tyre zgjedhore se e dinë që “murit” që kanë ngritur nuk i bie kush me kokë.

Kanë 33 vjet që fusin duart në xhepat e qytetarit dhe reklamojnë si favor pak gjë që ia kthejnë atij më pas.

Ndonse për fat qëlloi që Rama t’a kishte punën në gjak, në demokraci nuk ecet me fat, futur “të gjitha vezët në një shportë” dhe lutur tek vullnetmiri lart. Fati qytetarit nuk ka pse të varet nga politika, përkundrazi dhe këtu dallimin e bën vetëm vota.

Politika ka nevojë për përgjegjshmëri, thjeshtësi e idealizëm. Prania në Kuvënd duhet të jetë motiv për politikanët idealistë që duan të lënë pas emrin e mirë dhe jo sharlatanët që rendin pas privilegjeve të karriges. Heqja e privilegjeve dhe një rrogë modeste për deputetin e shtetarin do të ishte rruga e vetme për të mbajtur larg politikanin batakçi e lartësuar moralin e Kuvëndit e qeverisë në vënd.

“Pykat” politike në kohezionin social

Politika ka përgjegjësi historike për të kontribuar në harmoninë sociale në vënd. Qoftë duke respektuar etikën mes vetvetes ashtu edhe atë në raport me qytetarin.

Për fat të keq, këto 33 vjet politika ka mbjellë boll përçarje mes nesh me retorikat e veprimet e saj që ndezin pasione deri në fanatizëm. Identiteti ynë i përbashkët, ajo që na bashkon historikisht është sot nën trysninë e llogarinë e pseudo-identiteteve politike (socialist, demokrat), rajonale (veri e jug), dhe deri fetare që politika i trazon vazhdimisht.

Është kjo politikë që shet si ngadhnjim ndaj së keqes fitoren zgjedhore(!) që duke trazuar ndjenjat e pjesës tjetër përballë cënon kohezionin social ndërkohë që kushdo kryeministër, duhet të qeverisë për të gjithë.

Një hundëfutje politike kjo që nuk kursen dhe çështje personale siç është besimi fetar ku politika e paskrupullt nuk lë qokë pa bërë, deri “dollibashin” duke krijuar preçedentë të panevojshëm, hapur udhë krahasimeve, lënduar ndjenjat ateiste etj që nuk kontribuojnë në kohezionin social.

Koha bën të vetën edhe për të vërtetat e jetës por politikani për pozicionin që ka duhet të respektojë faktin se besimi është çështje personale, se qytetari është edhe besimtar edhe ateist, se besimet kanë sot plot hapësira për ceremonitë e tyre brënda kulteve fetare dhe se hapësirat publike duhet të mbeten hapësira të imazhit të të qënurit së toku për çështje që na bëjnë bashkë si shqiptar.

Bashkëjetesa unike e harmonia e çmuar mes besimeve dhe këtyre të fundit e ateizmit nuk duhet të merret e mirëqënë në kontekstin e hapjes së vëndit ndaj botës ku besimi ka tjetër vënd në shoqëri. Si qytetar, politikani është në të drejtën e tij të refuzojë Darvinin dhe besojë atë që dëshiron por Republika është shtet laik dhe shqiptaria është e vetmja “fe” që na bashkon.

Ka ardhur koha që politika të ndruhet nga qytetari dhe jo e kundërta. Të vetmin “kapistall” që kishim në dorë për t’a kontrolluar atë, votën, na i hoqën nga dora më 2008. Sado i suksesshëm, Rama mbetet kryeministër pa garë dhe do të bënte histori nëse do të sugjeronte, në respekt të votuesit, një kthim të garës reale zgjedhore me sistem mazhoritar. Ndryshe, edhe një kryebashkiak i një bashkie modeste që del me votë të drejtëpërdrejtë shumice, do të “peshonte” më shumë.

Është koha për t’u ndarë nga hipokrizia e demagogjia e pardesyve të bardha që ende shijnë 33 vite më pas dhe vjedhin kohën e brezave në një “Groundhog Day” pambarim (film ku personazhi kryesor përjeton të njëjtë ditë çdo ditë). Qytetari ka të drejtën “hyjnore” të fatit në duart e tij dhe këtë vetëm vota mazhoritare e garanton.

—-

©Copyright Gazeta DITA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

7 September, 2025
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

7 September, 2025
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

7 September, 2025
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result