Kitaristi legjendar i grupit të rock-ut ‘Queen’, Brian May, ka marrë Urdhrin Kalorsiak nga mbreti Charles III i Britanisë së Madhe, sipas CNN.
May, i cili ishte një anëtar themelues i grupit ‘Queen’, tani do të njihet si Sir Brian, pas ceremonisë së mbajtur sot në Buckingham Palace.
Ylli i rock-ut mori titullin e kalorësit “Knight Bachelor” për shërbimet e tij ndaj muzikës dhe bamirësisë.
Ai mori pjesë në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij, Anita Dobson, një ish-yll i televizionit britanik “EastEnders”.
May, 75 vjeç, ishte në mesin e më shumë se 1 000 personave në listën e parë të nderimeve të mbretit Charles III, të shpallur në dhjetor 2022.
Përveç performancës me banden e rock-ut “Queen” që nga vitet 1970, May është gjithashtu një astrofizikan.