Eshtrat e diktatorit Franco hiqen nga mauzoleu monumental

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diktatori Francisco Franco, i cili drejtoi Spanjën me dorë të hekurt prej vitit 1939 deri në vitin 1975, u zhvarros sot nga mauzoleu monumental dhe u rivarros pranë Madridit, 44 vjet pas fundit të regjimit, plagët e të cilit nuk janë mbyllur ende.

Mbërritur me helikopter në varrezën e Mingorrubios, në veri të Madridit, eshtrat e tij u rivarrosën përkrah bashkëshortes së tij, ku prehet gjithashtu dhe diktatori domenikan, Rafael Trujillo, i vrarë në vitin 1961.

Të mbledhur pranë varrezës, rreth 200 nostalgjikë të regjimit kënduan himnin e partisë fashiste të Falanges, shtylla e regjimit të diktatorit që fitoi luftën e përgjakshme civile spanjolle (1936-1939).

“Lugina e të Rënëve”, ku ishte varrosur Franko, është si vend i shenjtë për të djathtën ekstreme.

I lindur në Galici, në një familje ushtarake, ai u bë gjenerali më i ri në Spanjë në vitet 1920. Pasi të majtët e Frontit Popullor erdhën në pushtet në vitin 1936, Franko dhe gjeneralët e tjerë nisën një revoltë që u kthye në një luftë civile 3-vjeçare./ATSH/

Share This Article