Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Tom Kula në Shkodër ku 51-vjeçari Petrit Vuksani është ekzekutuar me armë zjarri në banesën në pronësi të tij.
Mësohet se autori i ngjarjes është Lekë Vuskani i cili kishte marrë me qira banesën e viktimës.
Pas sherrit, ai dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur.
Viktima kishte rreth një muaj që ishte kthter nga Anglia ku jetonte prej disa vitesh.
Policia ka ngritur disa grupe kontrollesh për të bërë të mundur kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se autori është futur në pallat, ka hyrë në banesën e Petrit Vuksanit, e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, pranë varrezave katolike.
Petrit Vuksani ka qenë i vetëm në banesë.
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Lekë Vuksani si autorin e dyshuar të vrasjes.
Petrit Vuksani i ka lëshuar më herët shtëpinë me qira autorit dhe kjo është pista kryesore për të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi.
Pavarësisht se kanë mbiemra të njëjtë, ata nuk kanë lidhje familjare, ndërsa janë të dy nga Dukagjini.