Regjisori Eduart Grishaj ka zbuluar disa detaje për finalen e madhe të Big Brother Vip 2.
Ashtu siç dihej sot po nuk ka “prime” të Big Brother, por është Fun Club i Big Brother, ku edhe ai ka folur. Grishaj ka zbuluar se finalja e madhe e 6 majit nuk do të mbahet në stadiumin e Air Albania, por në ambientet e Top Channel.
Eduarti ka zbuluar edhe surprizën e madhe që do të ketë të shtunën pasi Kiara dhe Luizi do të martohen zyrtarisht në ambientet e Big Brother, ku do kurorëzojnë edhe dashurinë që nisi pikërisht në këtë “reality show”.
Kujtojmë që para se të dalë Luiz Ejlli e ka propozuar për martesë Kiarën dhe ajo ka thënë “PO”.