Policia ka dhënë masën “arrest me burg” për autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin, që dhunoi nënën e ish-gruas së tij dhe djalin e saj të mitur në Llakatund të Vlorës.
Bëhet fjalë për shtetasit Gëzim Bacaj dhe Durim Klemendi, pasi nuk kallëzoi krimin.
Autori kryesor i dyshuar nuk është arrestuar ende, ndërsa policia është duke punuar për kapjen e tij.
Ngjarja ndodhi javën e kaluar, kur autorët e dyshuar tentuan të vrisnin një shtetase të moshuar dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre të cilës me pas i vunë zjarrin qëllimisht.