Asfalti elektoral i Veliajt/ ‘Shpërthen’ Gent Zenelaj: Më ke lënë 15 vite mes baltës dhe e shtrove rrugën për 24 orë, gjallë në botë s’ta jap votën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj shpërtheu në studion e televizionit “Top Channel” ndaj mungesës së investimeve në lagjen ku jeton prej gati 15 vitesh te Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ai u shpreh se ka jetuar gjatë kësaj kohe mes baltës dhe një mëngjes, para pak ditëve, pa se të gjitha rrugët ishin shtruar me asfalt. Aktori shfryu ndaj pushtetit vendor që ka marrë paratë e taksave kot dhe nuk u ka kthyer qytetarëve shërbimet elementare, si rruga.

Zenelaj është ndër artistët e paktë kritikë ndaj administrimit të bashkisë së Tiranës nga Veliaj, ndërsa disa kolegë të tij kanë dalë në video mbështetëse ndaj kandidatit të PS-së për një mandat të tretë.

Share This Article