ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet 4 hours ago
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika 4 hours ago
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re 4 hours ago
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez 4 hours ago
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Edi Rama paralajmëron padi për shpifje për Ramush Haradinajn

albnews by albnews
25 October, 2019
in Albania
0
Rusia: Shqipëria e Madhe dëmton dialogun Prishtinë-Beograd
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se do të padisë për shpifje kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, për deklaratën e bërë prej tij, kur tha se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq do të merrnin 10 miliardë Euro për ndarjen e Kosovës.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se zyra e tij po përgatit padinë ndaj Ramush Haradinajt.

“Për 10 miliardëshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të antishpifjes, dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë. Por, një gjë di të them. Këtyre lloj politikanëve bravo ju qoftë që gjejnë dhe bëjnë. Domethënë, që t’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën, dhe të marrësh akoma vota, ata që votojnë për këtë lloj politike qofshin dhe këtyre bravo ju qoftë”, ka thënë Rama.

RelatedPosts

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Rama ka komentuar edhe dorëheqjen e ish-kryeministrit të Kosovës.

“Ky dha dorëheqjen medemek dhe është akoma atje. Është një person për të cilin jam detyruar për herë të parë, dhe shpresoj të jetë hera e fundit, që të dal publikisht edhe pse ishte Kryeministri i Kosovës, sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt”, ka thënë Rama.

Në fakt, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë për Ora News, e të cilën e transmetonte Kosovapress, kishte thënë se arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë ishte e ardhmja e minierës së Trepçës në Mitrovicë.

“Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepça jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova”, thotë ai.

Haradinaj thotë se e parandaloi këtë grabitje dhe përsëriti akuzat se 3-shja Vuçiç-Thaçi-Rama ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës. Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiq dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, thotë ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

23 September, 2025
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

23 September, 2025
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

23 September, 2025
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result