Kina tha të enjten se nevojitet “kujdes i madh” lidhur me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, pasi njoftoi se aleanca planifikon të ngrejë një zyrë në Japoni për të lehtësuar konsultimet me aleatët në rajon.
NATO planifikon të hapë zyrën e saj të parë ndërlidhëse në Azi, në Japoni, për të lehtësuar bisedimet me partnerët e sigurisë si Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, duke pasur parasysh sfidat gjeopolitike të paraqitura nga Kina dhe Rusia. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se Azia është “një kontinent premtues për bashkëpunim dhe zhvillim dhe nuk duhet të jetë një arenë për luftë gjeopolitike”.