ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet 4 hours ago
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika 4 hours ago
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re 4 hours ago
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez 4 hours ago
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta bisedon me gazetarin egjiptian: Të gjithë shqiptarët kanë një projekt të përbashkët

albnews by albnews
25 October, 2019
in Albania
0
Meta bisedon me gazetarin egjiptian: Të gjithë shqiptarët kanë një projekt të përbashkët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka theksuar se shqiptarët, të cilët janë në çdo pjesë të Ballkanit, veçanërisht në  Kosovë dhe Maqedoni dhe në çdo vend tjetër, janë miq të vërtetë të  Egjiptit.

Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë një bisede me gazetarin egjiptian Ahmed El-Moslemany.

RelatedPosts

Sherr me thika mes infermierëve te “Shefqet Ndroqi”

Cardi B ndez rrjetin me flamurin kuqezi, afërsia me shqiptarët po thellohet

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Shkrimi i plotë nga gazetari Ahmed El-Moslemany: 

Ky  ishte udhëtimi im i parë në Shqipëri, vendi me një histori të lashtë që  daton që nga periudha ilire. Malet, luginat, fushat, deti Adriatik dhe  deti Jon, brigjet, qytetet dhe fermat e bënë këtë vend, i cili ka një  popullsi prej 3 milionësh, një destinacion turistik. 
Aty takova  Ambasadorin e nderuar të Egjiptit Mohamed Khalil, si dhe këshilltarët e  Presidentit dhe profesorë të Universitetit të Tiranës, intelektualë dhe  ekonomistë nga elita shqiptare.  Dhe më pas pata nderin të takoja  Presidentin Ilir Meta.

E përshkrova në këmbë distancën nga hoteli  në pallatin presidencial, sepse është shumë joshëse të ecësh në zona të  përcaktuara për këmbësorë. Është gjithashtu e mundur që dikush të  përjetojë historinë bashkëkohore të Shqipërisë vetëm duke ecur nëpër  rrugët e saj. Këto ndërtesa datojnë që nga epoka mbretërore ku jetoi  mbreti Ahmet Zogu, i cili ishte mik i mbretit egjiptian Farouk. Ato  ndërtesa i përkasin epokës komuniste ku sundonte Enver Hoxha. Dhe  ndërtesat bashkëkohore përfaqësojnë Shqipërinë e re.

Presidenti  Meta posedon një entuziazëm tejet tërheqës; ai ka qenë ministër i  jashtëm, kryetar i parlamentit dhe kryeministër. Ai ka një vizion të  qartë për vendin e tij dhe botën. Ai gjithashtu sheh bashkëpunim  strategjik të mundshëm në Pellgun e Mesdheutmidis Shqipërisë dhe  Egjiptit, sepse Egjipti është porta për Afrikën dhe botën Arabe. Po  kështu, Shqipëria është porta për Ballkanin dhe Evropën. Të dy vendet  bien dakord për modernitetin dhe paqen dhe kundërshtojnë ekstremizmin  dhe luftërat.

Meta ishte presidenti i parë shqiptar që vizitoi  Egjiptin në 60 vjet. Kur e pyeta për përshtypjen e tij, ai u përgjigj:  “Unë isha shumë i lumtur që vizitova Egjiptin dhe takova Presidentin  Abdel-Fattah Al-Sisi. Egjipti është një partner i rëndësishëm për ne.  Shqipëria nuk është një vend i madh dhe nuk mund të ketë marrëdhënie me  të gjitha vendet e botës. Por përmes Egjiptit ne mund të jemi miq të të  gjithë miqve të saj. Shqipëria është e rëndësishme edhe për Egjiptin.  Shqiptarët, të cilët janë në çdo pjesë të Ballkanit, veçanërisht në  Kosovë dhe Maqedoni dhe në çdo vend tjetër, janë miq të vërtetë të  Egjiptit. Kam vizituar projektet gjigande; Kanali i Ri i Suezit dhe  Muzeu i Madh Egjiptian. Vlerësimi im është që Egjipti po ecën në  drejtimin e duhur”.

Presidenti ka besim të plotë tek Evropa. Ai  tha: “BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë,  Bashkimi Evropian është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi  ekonomik ecën paralelisht me përparimin e të drejtave të njeriut dhe  qytetarëve. Situata e BE do të përmirësohet pas reformave të reja. ” 

Presidenti  Meta beson se Ballkani Perëndimor do të bashkohet me BE një ditë dhe se  kjo është në interes edhe të vetë BE-së. E gjithë popullsia dhe pesha e  Ballkanit Perëndimor është e barabartë me Rumaninë.

Kur e pyeta  Presidentin shqiptar për pikëpamjen e tij për ngritjen e së djathtës  populiste në Evropë, ai tha se kjo ishte prova e dështimit të së majtës.  Për shkak se e majta, e cila solli modernizimin e Evropës, nuk mundi  t’i përgjigjej kërkesave të njerëzve. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që  kontinenti nuk do të rigjejë rrugën e nisur dhe mbledhë fuqinë e tij. 
Presidenti shqiptar beson në paqen rajonale dhe kur e pyeta për marrëdhëniet e tij me Turqinë dhe Greqinë ai tha, “Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme … ne ishim dhe do të mbetemi fqinj. Të dy ne jemi anëtarë në NATO. Kemi  një minoritet Grek në Shqipëri dhe ka një numër të madh të shqiptarëve  që jetojnë në Greqi.

Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike. Ne kemi interesa të mëdha ekonomike dhe të dy jemi anëtarë në NATO. Por  unë do të doja të shprehesha qartësisht se:  është e rëndësishme për  Shqipërinë që problemet midis vendeve të tjera nuk duhet të ndikojnë tek  ne. Nuk është detyrë e Shqipërisë të luajë rolin e arbitrit në  konfliktet dhe problemet që ndodhin në vendet e tjera”.

Unë e  pyeta presidentin për shqetësimin që ngrenë disa intelektualë në lidhje  me “Shqipërinë e Madhe” dhe nëse kjo ide ishte serioze. Ai tha, “Të  gjithë shqiptarët kanë një projekt të përbashkët. Ky është bashkimi me  Europën. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është aspak e mundshme.  Projekti “Serbia e Madhe” dështoi. Ne po jetojmë në një rajon të  ndërlikuar. Nuk ka vend ‘të pastër etnikisht’ në Ballkan. Është çmenduri  e plotë të flasim për projekte ekspansioniste në këtë aspekt.”

Unë  i thashë Presidentit Meta se ai kishte paralajmëruar kundër përpjekjeve  për të përçarë shoqërinë politike dhe për të krijuar një shtet paralel  në Shqipëri dhe Kosovë, dhe e pyeta nëse ai ende besonte këtë.

Presidenti  u përgjigj, “Ne po jetojmë në një botë në të cilën [ne shohim] ndikimin  e personaliteteve apolitike dhe lojtarëve [të huaj], veçanërisht  OJQ-ve. Këto janë pjesë e rreziqeve të globalizmit.

Është shumë e rëndësishme të mbrohet sovraniteti i njerëzve në mënyrë që të ruhet sovraniteti i shtetit.”

Takimi  im me presidentin shqiptar zgjati për gati një orë. E vlerësoj shumë që  ai më priti pavarësisht angazhimeve të tij të shumta dhe më pas pashë  pallatin presidencial të mbushur me njerëz për shkak të pritjes së një  vizite të kryeministrit italian. Presidenti kishte planifikuar të  vizitojë Monakon dhe Japoninë në kuadrin e politikës së tij për të bërë  miq me të gjitha vendet e botës.

 “Historia e shtetit egjiptian  shkon në më shumë se 7,000 vjet dhe ne kemi hasur në kufijtë tanë shumë  luftëra dhe probleme për shekuj të gjatë. Sidoqoftë, një dhuratë e  shkëlqyeshme erdhi përtej kufijve tanë dhe ne nuk mund ta harrojmë kurrë  … Ai ishte udhëheqësi i vendit tonë me origjinë shqiptare Mohamed Ali  Pasha,”i thashë Presidentit Meta./Ora Neës/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

23 September, 2025
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

23 September, 2025
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

23 September, 2025
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result