Shitje rekorde, një shishe uiski shitet për 1,7 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shishe Uiski e “Graalit të Shenjtë” shënoi rekord në një ankand në Londër, duke u shitur me 1,45 milionë stërlina, rreth 1,7 milionë euro, theksoi shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Rekordi i mëparshëm ishte 1,2 milionë paund, për një shishe uiski Macallan nga e njëjta fabrikë skoceze dhe madje shumë e famshme.

Ky rekord u thye dje nga shishja e uiskit e quajtur “The Macallan Fine & Rare 60 Year Old 42.6 ABV 1926″.

Shishja elegante prej 700 mililitra i ka tejkaluar të gjitha parashikimet, pasi ishte vlerësuar më parë për t’u shitur me 450000 stërlina (519000 euro) maksimumi.

“Nuk ka çmim për një uiski të mirë. Kjo është padyshim filozofia e blerësit, një shishe e “Graalit të Shenjtë”, që theu rekordin në ankandin e zhvilluar në Londër duke u shitur me 1,45 milionë stërlina, rreth 1,7 milionë euro”, theksoi sot shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Uiski vjen nga fuçia Macallan numër 263, distiluar në vitin 1926 dhe vendosur në shishe në vitin 1986, përshkruar nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s si “Graali i Shenjtë”.

Vetëm 40 shishe janë prodhuar.

“Sotheby’s” nuk ka dhënë detaje për identitetin e blerësit./AATSH/

Share This Article