Sony vijon të zgjerohet në ekranin e madh dhe të vogël. Pas filmit “Uncharted” dhe serisë televizive “The Last of Us”, kompania japoneze nuk ndalet dhe ka shfaqur pamjet e para të filmit “Gran Turismo”, të frymëzuar nga videoloja e famshme me të njëjtin emër.
Ky film do të tregojë historinë e një lojtari të GT Academy që bën realitet ëndrrën për t’u bërë një pilot i vërtetë.
I prodhuar nga “Columbia Pictures”, ky film ka regjinë e Neill Blomkamp (Elysium dhe District 9), me skenar të Jason Hall dhe Zach Baylin. Orlando Bloom do të jetë një nga protagonistët e filmit, që do të shfaqet për herë të parë në muajin gusht.