ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia 6 hours ago
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën 6 hours ago
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake 6 hours ago
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ilir Seferi: Çka na duhet Ministria e Diasporës?

albnews by albnews
25 October, 2019
in Kosova
0
Ilir Seferi: Çka na duhet Ministria e Diasporës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nënkryetar i Fondacionit “Besa”, Ilir Seferi duke vlerësuar se sikur të ishte Ministria e Diasporës një kompani private, detyrimisht do të bankrotonte më së voni në Vitin 2017.

“Nëse më kujtohet mirë Republika e  Kosovës kishte prej vitit 2007 Ministri të Diasporës. Në fillim ishim shumë të entuziazmuar për themelimin e kësaj Ministrie mirëpo me kalimin e kohës dhe ndërrimin e ministrave u kuptua se kjo ka shërbyer ekskluzivisht për të tregtuar dhe „stabilizuar“ qeverinë’, ka shkruar Seferi.

RelatedPosts

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Pjesëtari i policisë së Serbisë arrestohet në Jarinjë, kapet me fishekë dhe dinarë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Shkrimi i plotë:

Çka na duhet Ministria e Diasporës?


Deri më tani Ministria e Diasporës ka shërbyer për rehatimin e partnerëve politik duke i akomoduar në poste politike. Pastaj me një buxhet të vogël e qesharak që është nda për të madje madje ishte fyerje për Diasporën. Për një Diasporë e cila për Kosovën është një industri e turizmit me rreth 1 miliard Euro në vit, të ardhura të mira për Kosovën.
Nëse më kujtohet mirë Republika e  Kosovës kishte prej vitit 2007 Ministri të Diasporës. Në fillim ishim shumë të entuziazmuar për themelimin e kësaj Ministrie mirëpo me kalimin e kohës dhe ndërrimin e ministrave u kuptua se kjo ka shërbyer ekskluzivisht për të tregtuar dhe „stabilizuar“ qeverinë.
Ministri i parë dhe shumë i zellshëm i Diasporës,  Z. Ibrahim Makolli, më kujtohet kur erdhi në vitin 2011 në Mynih për të na vizituar. Nga informatat gojore e TV kuptohej thjeshtë që se kjo Ministri është krijuar për ta kënaqur Behxhet Pacollin, se edhe partia e tij udhëheq një Ministri. Këtu ishin rehatuar edhe shume zv. ministra. Njëherë mu dha rasti dhe e pyeta njëherë një zv. ministër të Diasporës, se kë e ka elektorat? Kush e mbështet? Sa ka njohuri për diasporën?
Ai me një shqipe jo të pastër ma ktheu „Veç mu plotësu numri se skam asi seni unë“.
Kjo ishte fyerje e intelektit dhe nivelit te Diasporës por edhe për vetë Ministrin Makolli.

Atëbotë, ne ndërmarrësit shqiptar nga Bavaria, vetëm se e kishim themeluar Fondacionin e rrjetit të bizneseve Shqiptare të emëruar BESA. Me punën që kishim bërë Makolli ishte i befasuar për të mirë dhe na kërkoj që ta mbështesim sepse sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për institucionalizimin e mërgatës, një domosdoshmërinë e kohës.
Ne duke e vlerësuar këtë kërkesë të Z. Makolli si thirrje për të dhënë kontribut praktik në këtë çështje, pa humbur kohë, në mënyrë elektronike ia dërguam konceptin e Fondacionit BESA i cili koncept u shfrytëzua si strategji lidhshmërie ekonomike për Diasporën.
Çfarë ndodhi në këtë rast? „Bosët“ e Ministrit (të MeD), pas 3 viteve me një pompozitet të gjerë medial themeluan të ashtuquajturin „Rrjeti i Bizneseve në Gjermani“.
Pra me brumin tonë e krijuan rrjetëzimin dhe ne „Bavarezëve“ as që na ftuan në këtë eveniment sepse ishim „kritik“ ndaj mospunës së Qeverisë së atëhershme kundrejt kërkesave të Diasporës.

Në ekonomi, por edhe në shërbime shoqërore, thuhet që kur ke kënd e këshillon ia vlen edhe të shpenzosh. Thënë të drejtën, hiq fare nuk na mbeti hatri sepse kursyem orë udhëzimesh e këshillimi, gjë e cila nuk kuptohej dot nga ata.
Ne e vërenim shumë thjeshtë që Ministrin e parë të Diasporës, z. Makolli, shefat e tij, vetëm e shfrytëzonin sa për të mbuluar mospunën e vetë.

Pastaj Ministri i radhës ishte z. Valon Murati. Edhe ky ishte punëtor dhe mirëpritej në Diasporën Shqiptare, por çedo, pa buxhet të mjaftueshëm.

Në ndërkohë, për shkak të mospajtimeve mesveti, Rrjeti i Bizneseve u nda ne dysh dhe nëse nuk gaboj tani ekzistojnë Unioni i Bizneseve me seli në Frankfurt dhe Rrjeti i Bizneseve me seli ne Berlin.
Fondacioni BESA në Bavari, si subjekti i parë dhe i pavarur rrjetëzues ekonomik në Diasporë prej vitit 2010, u kishte ofruar këtyre rrjeteve bashkëpunim në modelin e njohur të bashkëpunimit ndërpartiak, modeli CDU dhe CSU në shkallën Federale të Gjermanisë.

Siç duket një bashkëpunim i tillë nuk i konvenonte atyre që e kishin kapur Shtetin në Kosovë dhe Unionin e shfrytëzonin për spektakle mediale duke iu ofruar disa oponentëve të tyre qasje ne ekonominë e Vendit.
Për të dëshmuar se Diaspora nuk respektohet, bile edhe përbuzet dhe përçmohet, tregon fakti se në krye të saj më 2017 erdhi mesiti i Teuta Rugovës, Dardan Gashi, me allti (të gazit) në brez. Vizitat e vetme që Dardani i bënte Diasporës, ishin ato në Frankfurt.
Bavaria si vendi më i fuqishëm ekonomik si dhe pjesa tjetër e Federatës Gjermane, nuk ishin llukrative për Ministrin e fundit, sepse e kishte vërejtur që bisedat për punë në Bavari bëhen pranë tavolinës ku shërbehet me ujë, me apo pa gaz, në vend të mishit te qengjit dhe shampanjës.
Diaspora e organizuar apo jo, me apo pa ndërhyrje nga Vendlindja janë tema të rëndësishme për ne. Megjithatë Ministrisë sonë iu është bërë pyetja: si ka mundësi që Republika e Kosovës me Ministri të Diasporës të bëj më pak për fëmijët se Jugosllavia e dikurshme? Kësaj pyetje të bërë nga unë, akoma nuk më është përgjigjur dikush.
Sot shumica e fëmijëve të cilët atëherë kanë vijuar arsimin plotësues shqip, shkruajnë e flasin bukur shqip, kanë dashuri për Aatdheun, bile disa udhëheqin Shoqata dhe në mënyrë dinjetoze përfaqësojnë kulturën shqipe. Këta fëmijë ka vijuar shkollimin plotësues shqip para se të çlirohet Kosova. Atëherë nuk kishim Ministri të Diasporës e që besa as liri, po shkollim plotësues kishim.
 Ne Bavarezet përmes Fondacionit BESA mbështesim arsimin shqip (sado pak), kulturën e traditën shqipe, shoqatat kulturore simotra në Bavari, arritëm treg solid për firmat anëtare. Prandaj Dardan Gashi ishte i panevojshëm në Bavari dhe këtë gjë duhet ta ketë hetuar edhe ai vet.
Përveç disa synetive, ditëlindjeve, zhurkave dhe fotografive për Facebook me plisa në krye asnjë rezultat nuk arriti Ministria e Diasporës përgjatë mandatit të tij. As rrjetin e biznesit me Unionin nuk arriti ta unifikoj. Të paktën z. Valon Murati u përpoq me mish e me shpirt të na bashkoj, ndërsa ky kauboji as për sy e faqe se bëri këtë (dyshim: ndoshta me dashje).
Destan Begun n‘ bisht sharkis, plisin nkrye dhe alltin (me gaz) në brez, e Facebook Fotos ishte misioni i tij.

Kur gjer më tani arsimi në mërgatë nuk financohet, arsimtarët nuk mbështetën, kurrikulat nuk standardizohen, kartoni i gjelbër nuk u hoq, pritjet e mërgimtarëve nëpër kufij vetëm sa u shtuan, votimi u vështirësua e Ministria e Diasporës nuk udhëhiqej nga Diaspora. Nuk kishte asnjë lehtësire për diasporën përveç në dy muajt e verës daulle, tallava e mbishkrime „mirë se vini  mërgimtarë“. Ligji për diasporën nuk u bë, televizioni për diasporën nuk u bë, vendet e rezervuara në Parlament nuk u realizuan, ambasadat/konsullatat udhëhiqen nga militant partiak etj, etj.  Bie pyetja: çfarë ishte synimi i kësaj Ministrie?

Një fakt duhet pranuar që diasporës nuk mund t’u hidhet hi syve. Fakti se diaspora votoi për opozitën/ndryshime mbi 50%, tregon që pseudo ministria e Diasporës nuk i mashtron.

Tash kanë filluar disa te krekosen se VV-LDK kanë pohuar se nuk do të këtë Ministri të Diasporës.
Fort mirë, sepse nuk ka nevojë të ketë Ministri jofunksionale ku tregtohen postet politike. Mjafton që Kosova të jetë mirë dhe e gjithë Diaspora është mirë.

E udhës do të ishte që të realizohen këto kërkesa legjitime:
– të bëhet financimi-kontrollimi-certifikimi i arsimit shqip në Diasporë
– mundësia për të votuar në konsullata
– heqja e kartonit te gjelbër
– përfaqësimi i diasporës në Ambasada/konsullata
– përfaqësimi i eksperteve të diasporës në borde kyçe në Kosovë
– konsultimi me diasporën për çështje me interes nacional
– mundësia për investime në Kosovë pa caktuar shuma minimale për tu konsideruar si investim strategjik (momentalisht 15 mio.)
– qasja në tenderime pa haraç dhe pengesa
– krijimi i fondit nacional për zhvillim,
janë këto vetëm disa detyra që e presin qeverinë e re, e për këtë mjafton një drejtori në kuadër të Kryeministrit.

Pra edhe pse qeveritë e kaluara e formuan Ministrinë e Diasporës, paradoksalisht u dënuan me votë po nga kjo Diasporë, gjithçka për shkak të mospërmbushjes së kërkesave jetike te saj.
Disa gazetarë pohojnë se pse të na e dirigjoj diaspora me votën e saj, strukturën politike duke pasur parasysh se ata janë një herë në vit në Kosovë_
Kur është Kosova mirë edhe diaspora është mirë.  Diaspora e ka mbajtur gjallë popullin dhe vendin e saj përgjatë shumë dekadave, ndërsa tani është edhe financuesi më i madh dhe i rregullt i jetës në Kosovë.
Gjermanët thonë kush paguan edhe dikton, prandaj Diaspora me përvojën e vet e këto mjete që dërgohen në Kosovë dëshiron të mos „avullohen“ nga qeveritarët por të mirëshfrytëzohen dhe multiplikohen që të ngritët prodhimi, mirëqenia njerëzore, fuqia blerëse, ambienti, infrastruktura, arsimi profesional kultura, zemërgjerësia dhe mikpritja profesionale hoteliere e gastronomike e shumë elemente të tjera të cilat çdo ditë i përjeton në vendin ku jeton.
Prandaj mund të konkludojë se ekzistimi i Ministrisë së Diasporës nuk është domosdoshmëri për të plotësuar nevojat e Diasporës.
Sparen, sparen sparen und an das Budget des Staates Denken. Begrenzte Mittel efektiv einsetzen.

P.S. Sikur të ishte Ministria e Diasporës një kompani private, detyrimisht do të bankrotonte më së voni në Vitin 2017.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

3 November, 2025
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

3 November, 2025
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

3 November, 2025
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result