Universiteti i Mançesterit ka konfirmuar konstatimin se njerëzit ankohen për probleme shëndetësore si artriti, fibromialgjia, dhimbja e kokës, migrena dhe dhimbjet neuropatike kanë më shumë intensitet në ditët me shi dhe lagështirë.
Duke përdorur një aplikacion smartphone, më shumë se 2600 persona regjistruan simptomat ditore ndërsa kushtet lokale të motit u sinjalizuan nga telefoni celular falë detektorit GPS.
Nëpërmjet këtij eksperimenti u arrit të konfirmohej fakti se lagështia është shkaktari kryesor i këtyre dhimbjeve.
Në ditët me lagështirë personat ankoheshin se ndienin më shumë dhimbje se ditët me diell.