Disa automjete morën flakë në qendër qytetit të Milanos pas një shpërthimi masiv, duke plagosur një person.
Mediat italiane raportohnë se shpërthimi dyshohet të ketë ardhur në një furgon që transportonte bombola me gaz oksigjen.
Televizioni SkyTG24 transmetoi pamje nga lagjja Porta Romana e Milanos, duke treguar shtëllunga të larta tymi të zi dhe zjarrfikës në vendngjarje.
Sipas pamjeve të para të marra nga celularët, janë të paktën pesë makina që kanë marrë flakë, në udhëkryqin mes rrugëve Pier Lombardo dhe Vasari. Një shkollë aty pranë, Instituti Suore Mantellate, u evakuua. Policia bën me dije se fëmijët e pranishëm në institut në momentin e shpërthimit janë të gjithë mirë. Edhe një godinën pranë furgonit ku ndodhi shpërthimi u përfshi nga flakët dhe banorët u evakuuan.
Për momentin, sipas policisë lokale, rezulton vetëm një i plagosur, drejtuesi i furgonit, i cili raportohet se nuk është në rrezik për jetën.