Ne Katalonjë dhe Valencia ka rënë breshër dhe reshje të dendura shiu
Pas muajsh thatësire dhe temperatura të larta që e bëri këtë pranverë të ishte njësoj si stina e verës, në veri të Spanjës ka rënë dëborë.
Reshjet e pazakonta të borës për këtë sezon ranë në La Raya, një rajon malor në provincën e Asturias.
Breshëri dhe shiu i dendur goditi rajonet si Katalonja dhe Valencia, ku prej muajsh ka patur temperatura të larta.
Që nga fillimi i vitit, Spanja ka përjetuar dimrin më të ngrohtë në histori.
Sipas shërbimit meteorologjik gjatë katër muajve të parë të vitit 2023 sasia e shiut që ka rënë ka qenë më pak se gjysma e asaj që regjistrohet zakonisht.
Deri më tani këtë vit, Spanja ka regjistruar 11 ditë më të nxehta se normalja.