Kurti: Takimi me Thaçin do jetë shumë i mirë për Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësja partie për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të japë dorëheqje nga posti që e mban.

Kurti ka thënë se “Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”.

Kurti ka deklaruar për “ABC News” se nuk është prioriteti i tij shkarkimi i presidentit të Kosovës, por dorëheqja e tij do të bënte mirë.

Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij dhe të Thaçit në një ngjarje në Shqipëri. “Nuk u takova me Presidentin Thaçin se ai mbajti një fjalim dhe shkoi, por do të kem takim me të dhe do jetë një takim shumë i mirë për Kosovën.

Ai ka folur edhe për idenë e një Shengeni ballkanik. Sipas tij, Serbia ka për qëllim Jugosllavinë e katërt. “Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë e Madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë”, është shprehur ai.

“E kanë kuptuar që në procesin e Berlinit nuk e bëjnë dot, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm. Janë gabim krahasimet që janë bërë, Franca me Gjermaninë, dhe shqiptarët me serbët, se ata i kanë rregulluar kufijtë”, ka thënë Kurti.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e tretë të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy gjermanitë”, ka porositur ai.

Share This Article