John Travolta dhe Katherine Heigl në një komedi romantike

albnews
By
1 Min Read

John Travolta dhe Katherine Heigl do të luajnë së bashku në një komedi të re të titulluar “That’s Amore!”. Me regji të Nick Vallelonga filmi flet për personazhin Nick Venere, i luajtur nga John Travolta, i cili nuk është martuar kurrë dhe nuk e ka dëgjuar kurrë frazën “Të dua”.

Nga ana tjetër është personazhi tjetër Patty Amore, e cila luhet nga Heigl. E turpshme dhe introverte, Amore ka disa tike të ndryshme nervore.

Një sekret nga e kaluara e saj, por edhe babain i saj tepër protektiv e kanë bërë atë të painteresuar për një lidhje dashurie. Por kur këta dy personazhe takohen, kimia mes tyre është e menjëhershme.

Bisedime po zhvillohen edhe me aktorin e fituesit të çmimit Oskar Christopher Walken për t’iu bashkuar kastit. Siç shkruan edhe revista e njohur “Variety”, xhirimet e filmit pritet të nisin në gusht ndërsa ende nuk ka një datë konkrete se kur do të jetë gati për publikun.

Share This Article