Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Open” në News24 procesin e numërimit të votave për zgjedhjet vendore të së dielës së kaluar. Ai u ndal tek rezultati në Shkodër, ku fitues doli kandidati i PS-së, Benet Beci duke theksuar se kalimi me një rezultat të tillë është i pabesueshëm.
“Shkodra, Kamza me këtë kalim 60% është e pabesueshme. Unë gjykoj që ky pushtet, atje ku do të fitojë, fiton. Si ka mundësi, Shkodra antikomuniste, shkon edhe voton. Është e tmerrshme”, tha Lubonja.
Aktivizimi i krimit, të gjitha këto kanë akumuluar vota. Në fund fare fiton kush ka nxjerrë më shumë para. Këtu është vetëm leku që vendos. Leku shkon gjithnjë e më shumë në duart e kësaj partie.
Unë dua të shtoj se ka edhe disa arsye, që janë edhe përçarja, edhe propaganda me non-grata, por edhe deklarata që nuk do të keni asgjë nëse nuk fiton PS.
Pra nuk është se garojnë dy parti me një shtet neutral që rregullon vetëm anën teknike, apo ligjin, por kemi shtetin që punon për një parti të vetme. Dhe kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe” – tha Lubonja.