Humbja e kandidatit të opozitës për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni është shoqëruar me reagime të shumta dhe doreheqje. Kreu i PD në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen.
Në një dalje për mediat u shpreh se kjo është hera e parë në 30 vite që forca politike që ai aderon pëson një disfatë të tillë në këtë zonë, ndaj nuk do e pranojë më postin qe mban.
Krahas terrorit shtetëror, fajtor për rezultatin në Lezhë Luigj Gjoka bën Sali Berishën dhe strukturat drejtuese që thotë se duhet të mbajnë përgjegjësi.
Jap dorëheqjen e parevokueshme për arsye të rezultatit në Shënkoll. Nuk kam, asnjë moral të rri më kryetar i grupseksionit sepse kemi humbur. Kjo është hera e parë. Është ushtruar një terror i paparë nga shteti, nga Edvin Kristaq Rama. Nuk e prisnim një rezultat të tillë, në komunën e Shënkollit kemi dalë gjithmonë me 1000 vota përpara PS. Ka përgjegjësi dhe Berisha dhe e gjithë dega e PD në Lezhë. Të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD-së së Lezhës”.
Pjerin Ndreu i Partisë Socialiste fitoi garën përballë kandidatit të opozitës Pashk Gjoni, duke thyer për herë të parë dhe bastionin e demokratëve Shenkollin, zonë në të cilën doli rreth 200 vota para rivalit të tij.