ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra 8 hours ago
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën 8 hours ago
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale 8 hours ago
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima 8 hours ago
Përdhunoi një vajzë shqiptare në Itali, ish-ylli brazilian i Milanit dhe i Realit thyen heshtjen nga qelia: Jetoj njësoj si… 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Fatmir Sejdiu flet për mundësinë e koalicionit LDK-VV

albnews by albnews
28 October, 2019
in Kosova
0
13 vite më parë Fatmir Sejdiu u zgjedh president
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka komentuar mundësinë e koalicionit mes ish-partisë së tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se e rëndësishme është që dy partitë të mendojnë mirë për Kosovën dhe zhvillimin e saj.

RelatedPosts

I gjenden në kamion mbi 200 kilogramë narkotikë, arrestohet shoferi në Prishtinë

“Skandal”, njohja e Kosovës nga Siria nuk pritet mirë në Beograd

Rubin: Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve do të ishte një tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë ndërkombëtare

“Nëse do shkohet në koalicion është e rëndësishme të mendohet mirë për Kosovën, të mendohet mirë për zhvillimin e saj dhe që të gjendet një projekt që ofron forcat dhe nxjerr një projekt i cili ofron forcat dhe nxjerr energji të reja, kapacitete që të shfrytëzohen në mënyrë më të mirë të mundshme”, tha Sejdiu në një intervistë për RTV Ora.

Sejdiu shtoi se është koha e sfidave të ndjeshme pasi sipas tij janë tema që janë hapur, por ende nuk janë mbyllur.

“Është koha e sfidave vërtet tepër të ndjeshme. Janë çështje të temave që janë hapur dhe nuk janë mbyllur. Fatkeqësisht unë them tema që nuk duhet të ishin hapur ashtu siç janë hapur. Çështja e parë është e papërfunduar e demarkacionit, është votuar, është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës por ka mbetur pjesa operative që duhet të bëhet gjoja edhe në bazë të një marrëveshje politike që unë nuk i besoj shumë. Çështja e dytë është që Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e vet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është antikushtetuese. Çështja e tretë është e dialogut me Serbinë”, tha ai. 21:24

Fatmir Sejdiu, është shprehur se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është i domosdoshëm.

Por theksoi se Shqipëria duhet të ketë kujdes në raport me Kosovën dhe në raport me të tjerët për Kosovën.

Në një intervistë për RTV Ora, Sejdiu tha se Shqipëria nuk duhet të flasë asnjëherë në emër të Kosovës.

“Është i natyrshëm dhe i domosdoshëm bashkëpunimi mes dy vendeve si një realitet praktik që kemi para vetes. Zgjidhja ideale është që të jemi të gjithë se bashku por zgjidhja racionale e kohës, për momentin është kjo zgjidhje që është bërë me Kosovën e pavarur dhe stabilitetin përgjithshëm që duhet të gjejnë shqiptarët në Maqedoni apo në shtete të tjera. Kualiteti në marrëveshje duhet të shtohet”, ka thënë ai.

Çështja e dytë shumë esenciale, sipas ish-presidentit Sejdiu, është kujdesi që duhet të ketë Shqipëria në raport me Kosovën dhe në raport me të tjerët për Kosovën.

“Janë veprime që duhet të bëhen me kujdes. Shqipëria duhet të jetë mbështetëse e vazhdueshme dhe Kosova gjithashtu e Shqipërisë, por asnjëherë nuk duhet të flasë në emër të Kosovës. Sepse kemi pasur një kureshtje të vazhdueshme, një investim të Serbisë që partnere për bisedimet për problemin e Kosovës të jetë Shqipëria, jo se shqiptarët do të gabonim apo udhëheqja shqiptare por formula kryesore ka qenë abstraktimi total i prezencës së Kosovës si një faktor që duhet të vendosë për veten e saj. Kjo nënkupton se diaspora është e Shqipërisë, se Kosova është me njerëz që kanë ardhur nga një emigrim i madh ose është zbrazur Shqipëria dhe s’ka mbetur njeri në Shqipëri dhe kanë ardhur në Kosovë”, ka thënë Sejdiu.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

29 October, 2025
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

29 October, 2025
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

29 October, 2025
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result