ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 2 hours ago
“The King” 3 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 3 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 3 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Muzeu i Artit Modern në New York kthehet i plotë pas rinovimit 450 milionësh

albnews by albnews
28 October, 2019
in Bota
0
Muzeu i Artit Modern në New York kthehet i plotë pas rinovimit 450 milionësh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më shumë se 3 milion njerëz vizitojnë çdo vit Muzeun e Artit Modern – MoMA.

Muzeu qëndroi i hapur gjatë një rinovimi të madh që u zhvillua gjatë verës, por e gjithë hapësira rihapet këtë muaj.

RelatedPosts

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

Rinovimi që kushtoi mbi 450 milionë dollarë, shton 4500 metra katrorë sipërfaqe për rreth 1000 objekte të reja arti.

“Një nga shpresat e mia është që rinovimi të krijojë një rrugë më të qartë të qarkullimit – ta dish se ku je ndërsa kalon pavionet… Sigurisht që mund të humbasësh, por pastaj kur hyn në një pavion ta dish me saktësi ku ndodhesh. Gjithashtu, kati i parë, mendoj se është një ndryshim i madh tani në nivelin e rrugës”, thotë arkitekti Ricardo Scofidio.

Mbi katin e gjashtë ka një tarracë dhe një kafene me pamje spektakolare. Kati i pestë u kushtohet kryeveprave botërore – këtu, vizitorët do të gjejnë Natën me Yje të Van Gogut, Zonjat e Avenjonit të Pikasos, Matisin, Pollokun dhe Warholin. Sa më pranë katit të parë, aq më modern bëhet arti.

“Në vend të një parimi ‘më duhet të shkoj nga fillimi në fund në vijë të drejtë’,duhet të mendosh ‘kam një mori mundësish mes fillimit dhe fundit’”, thotë Ann Temkin, kuratorja për pikturat dhe skulpturat.

Por, edhe me sipërfaqen e re nuk ka hapësirë të mjaftueshme për 200 mijë objektet e artit të vendosura këtu.

Dhe ato janë të gjitha kryevepra të një shekulli e gjysmë të kaluar, përfshirë videot e para dhe negativët e parë të fotografive.

Kështu që muzeu i ri i rinovuar planifikon të qarkullojë ekspozitat një herë në gjashtë muaj.

“Mendoj se MoMA e re është një zgjatim i MoMA-s së vjetër. Ky version i Muzeut të Artit Modern ishte i ngulitur në versionin e mëparshëm”, thotë Glenn D. Lowry, drejtor i muzeut.

Kjo është rinovimi i pestë i MoMA-s në historinë e tij – që bëhet më i vështirë çdo herë, pasi çdo zgjerim nënkupton marrëveshje me autoritetet e qytetit, zyrën e kryetarit të bashkisë dhe agjentët e pasurive të patundshme.

“Në fakt, ne nuk kemi hapësirë, kështu që duhet ta shfrytëzojmë atë sa më shumë. Ky bllok është shumë i kufizuar – kemi një kishë nga njëra anë, pra jemi të bllokuar”, thotë Elizabeth Diller, arkitekte.

Por për MoMA-n, kjo s’është asgjë – mbi të gjitha, arti që muzeu strehon është i pavdekshëm dhe bëhet gjithnjë e më i vlefshëm me kalimin e kohës./Zëri i Amerikës

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result