ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 9 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 9 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 9 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 9 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Humbën zgjedhjet/ Paloka: Nëse ikën Berisha, shkalafitet PD. Baçi kërkon votëbesim

albnews by albnews
18 May, 2023
in Shqiperia
0
Humbën zgjedhjet/ Paloka: Nëse ikën Berisha, shkalafitet PD. Baçi kërkon votëbesim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbështetësit e Sali Berishës nuk e shikojnë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit tek vetja apo dhe lidershipi i tyre por tek qeveria të cilën e akuzojnë se ka vjedhur votat.

E megjithatë pranojnë se ka vend për reflektim. Deputeti Luan Baçi thotë se Berisha duhet të votëbesohet.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Deputeti Edi Paloka beson se largimi i Berishës do të shkatërronte Partinë Demokratike, siç kërkon edhe Rama, për të cilën thotë ai “ka bashkëpunuar edhe Alibeaj”

“Berisha nuk ka pse të bëjë asnjë hap pas sepse këtë e kërkon Edi Rama. Të gjithë ata që thonë të ikë Berisha duan që PD të shkalafitet. Gjithë loja që ka bërë Rama me Alibeaj të bëjnë një opozitë sa më e pafuqishme përballë makinerisë manipuluese kësaj qeverie. Ju thoni hajt tia plotësojmë këtë dëshirë Ramës e të ikim të gjithë të marrim rrugët, nga ne të parët. Alibeaj nuk ka dhënë dorëheqje se nuk kishte asnjë post, por Alibeaj mori misionin dhe e çoi në fund”

Eshtë i një mendimi me Berishën se zgjedhjet e 14 majit janë vjedhur por se realiteti duhet parë në sy dhe opozita ka problemet e veta dhe duhet rregullojë defektet e veta.

 “ Ne do rregullojmë defektet tona. Ne e dimë realitetin. Kjo qeveri është, e dimë që i vjedhin. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për tu përballur me këtë realitet, me një qeveri që nuk bën zgjedhje ose pastaj të shkojmë në shtëpi të gjithë. Si puna e çobanit me lopën që i thonin ke faj se të vodhën lopën” thotë Edi Paloka

Edhe deputetët Tritan Shehu e Luan Baçi pranojnë se opozita ka përgjegjësi për rezultatin e 14 majit por se lufta nuk duhet ndalur

“Unë them që duhet të mendojmë si t’i kundërvihemi këtij regjimi që duhen të gjithë forcat opozitare të vendit të luftojnë. Ky regjim përballohet vetëm me një lëvizje të madhe, asgjë tjetër’thotë  Tritan Shehu.

A duhet të largohet Berisha?

Deputeti Luan Baçi thotë se Berishën mund ta largojnë vetëm demokratët

“Rezultati i 14 majit, vjedhje e paskrupullt e Ramës. Një betejë e pabarabartë dhe masakër zgjedhore. Opozita ka përgjegjësi dhe patjetër që do të jemi në konsultim të gjerë edhe për opozitën. Opinioni im është që vetëm vota të largon dhe askush tjetër. Vota e demokratëve dhe simpatizantëve. Berisha si gjithë të tjerët. Votëbesim do të bëhet” tregon Luan Baçi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result