Industria e mediave në Evropë numëron 200 mijë kompani dhe 1 mln të punësuar. Pjesa dërmuese e tyre, 99% janë shoqëri të vogla, ndërkohë që faturimi total i sektorit është rreth 100 mld, ku 50% gjenerohet nga grupet e mëdha televizive.
Statistikat janë rezultat i punës së Grupit “Media Industry Outlook” i Komisionit Evropian që për herë të parë ka realizuar këtë analizë.
Nga mjetet e komunikimit në kontinentin tonë, televizone janë 4 mijë, 34 mijë gazeta dhe 5 mijë radio. Televizioni është ende mjeti i preferuar i evropianëve për t’u informuar, pavarësisht teknologjive të reja, dhe ajo që bie në sy në këtë pjesë të tregut, është fakti që qytetarët nuk janë të gatshëm të paguajnë për t’u informuar në mediat online.
Pra informacioni mbetet gjithnjë shtylla kryesore e mediave, ndërkohë që bie në sy, që vetëm 7% e shikuesve nuk shohin lajme, në nivel kontinental.
Një tjetër shifër që bien në sy, është ajo mbi përdorimin e videolojërave, ku numërohen 125 mln evropianë përdorues të tyre, sektor në të cilin operojnë 4600 kompani me 23.5 mld euro të ardhura.