Londër/ Arrestohet padrejtësisht shqiptari pasi takoi femijët e njohur në park

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më herët eshte publikuar arrestimi i një shqiptari në Angli pasi akuzohej se kishte puthur e përqafuar një vajzë të mitur.

Video e publikuar në mediat sociale britanike, tregonte shqiptarin i cili përpiqej t’ju shpjegonte policeve versionin e tij të ngjarjes, por duke mos ditur anglisht ato i vunë prangat.

Ky version është shpjeguar për JOQ ALBANIA nga djali i shqiptarit. Ai thotë se babai i tij ka mbërritur në Angli me gomone dhe dje në park ka përqafuar vajzën e një familje angleze që njihte.

Më tej ai thotë se babai dhe kjo familje angleze kanë bashkëjetuar për disa kohë dhe kjo është arsyeja pse ai e ka përqafuar dhe puthur vajzën e vogël, por duke mos e ditur si funksionojnë ligjet në Britani.

Ky moment kur ai ka puthur vajzën e vogël është filmuar nga njerëzit në park, denoncuar në polici dhe shqiptari është arrestuar.

Djali i shqiptarit thotë se babai i tij ndodhet ende në polici dhe avokati po merret me përgënjeshtrimin dhe sqarimin e kësaj çështje, pasi edhe prindërit e vajzës angleze kanë deklaruar se gjesti i shqiptarit është keqkuptuar pasi me të kanë njohje.

Shqiptari thotë se e gjithë kjo situatë është e pavërtetë, e stisur nga anglezët dhe komentet e tyre. Por pavarësisht kësaj shqiptari thotë se ka të gjitha provat, më shumë se 6 persona që mund të vërtetojnë të kundërtën e asaj për të cilën thuhet se është arrestuar shqiptari.

Share This Article