ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Të drejtat e emigrantëve, Britania përplaset me Gjykatën Evropiane

albnews by albnews
19 May, 2023
in Bota, UK
0
Të drejtat e emigrantëve, Britania përplaset me Gjykatën Evropiane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi gjykatësit atje bllokuan fluturimet që transportonin azilkërkuesit nga Britania drejt Ruandës për përpunimin e dokumenteve. Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të imigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në brigjet e Britanisë – dhe qeveria beson se politika e dërgimit të tyre në Ruandë do të dekurajojë shumë njerëz që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, shumë analistë thonë se aleatët evropianë të Britanisë nuk kanë prirjen të reformojnë gjykatën.

Autoritetet britanike kanë diktuar deri më tani këtë vit, gati shtatë mijë emigrantë që kalojnë Kanalin e Lamanshit me varka të vogla nga Franca. Totali për vitin 2022 i kaloi 45,000. Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar vazhdimisht – siç është shprehur ai – “të ndalë varkat”.

RelatedPosts

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Britania nënshkroi një marrëveshje me Kigalin vitin e kaluar, që do priste një numër të papërcaktuar imigrantësh që do të transportoheshin atje për përpunimin e dokumenteve të azilit– pa të drejtë ankese. Sipas marrëveshjes, Britania tashmë i ka paguar Ruandës 150 milionë dollarë.

“Është qasje e re ambicioze, por besoj se është në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare”, tha kryeministri britanik Rishi Sunak.

Por gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk ishin dakord me këtë lëvizje. Ndërsa avioni i parë ishte gati të nisej për në Ruandë qershorin e kaluar, gjykata lëshoi atë që njihet si “Rregulli 39” – bllokimin e fluturimeve me arsyetimin se ato mund të shkelin Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut – nënshkruese e së cilës është edhe Britania. Këshilli i Evropës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Si përgjigje, qeveria britanike ka prezantuar një legjislacion të ri i cili do të anulonte vendimet e gjykatave evropiane. Projektligji po debatohet aktualisht në parlament.

Në një takim të Këshillit të Evropës këtë javë, kryeministri Sunak tha se do të përpiqet të bindë partnerët evropianë që të reformojnë vetë gjykatën.

“Ne duam të sigurojmë që Gjykata Evropiane të sillet gjithmonë në një mënyrë të drejtë, efektive dhe transparente”, tha kryeministri Sunak.

Disa analistë thonë se Evropa nuk është e predispozuar për të negociuar me Britaninë pas daljes së vendit nga BE-ja.

“Nuk jam e sigurt se ata do të bëjnë përpjekje për reformimin e një institucioni tjetër evropian për të kënaqur zotin Sunak dhe qeverinë e tij të vijës së ashpër, kur bëhet fjalë për migracionin”, thotë Camino Mortera-Martinez me Qendrën për Reformën Evropiane.

Disa anëtarë të partisë Konservatore të zotit Sunak duan që Britania të largohet nga Këshilli i Evropës dhe konventa e tij për të drejtat e njeriut. Vendi i fundit që u largua nga organizata ishte Rusia, e dëbuar vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës.

“Përballë kërcënimit ‘na jep atë që duam, ose do të largohemi nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Evropës’, përgjigja mund të jetë ‘kjo do t’ju bënte të ngjashëm me Rusinë.’ Mendoj se do të ishte gabim që Britania ta bënte këtë për momentin, veçanërisht duke pasur parasysh se kemi një luftë në Ukrainë”, thotë analistja.

Pak më shumë se një e katërta e emigrantëve që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022 ishin shqiptarë. Britania ka deportuar mbi një mijë prej tyre. Kryeministri shqiptar tha muajin e kaluar se Britania po përjetonte një ‘krizë nervore’ lidhur me migracionin./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result