Dua Lipa shkëlqen në Festivalin e Kanës, shfaqet me të dashurin e ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri Romain Gavras u shfaqën shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë, të premten në mbrëmje.

Këngëtarja 27-vjeçare me origjinë shqiptare konfirmoi në mars se ishte në lidhje me regjisorin 41-vjeçar Romain Gavras. Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien shumë private.

Dua kishte veshur një fustan të zi nga Celine nga Hedi Slimane, i zbukuruar me disa prerje ovale për të ekspozuar hiret e këngëtares dhe i kompletuar me një të çarë të lartë.

Ndërkohë Romain kishte veshur një kostum të zi, por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura e tij, pasi ai nuk mund t’i hiqte sytë nga ajo, raportojnë mediat.

Kujtojmë që Romain Gavras ka qenë dikur edhe i dashuri i Rita Orës.

Share This Article