Qytetarët turq që jetojnë jashtë kanë nisur votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
Presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve më 14 maj, por nuk fitoi një shumicë absolute prej më shumë se 50% për të shmangur balotazhin.
Erdogan tani do të përballet me Kemal Kilicdaroglu, i cili doli i dyti në raundin e parë. Kjo është hera e parë në historinë e Turqisë që do të mbahet një raund i dytë për të zgjedhur një president. Jashtë vendit, rreth 3.4 milionë votues kanë të drejtë të marrin pjesë në raundin e dytë të votimit.
Diaspora më e madhe është në Gjermani, ku jetojnë rreth 3 milionë turq por, rreth 1.5 milionë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet turke. Sipas autoritetit zgjedhor turk ata kanë afat deri më 24 maj të votojnë në 17 qendra elektorale.
Në raundin e parë të votimit, rreth 65% e votuesve në Gjermani votuan për Erdoganin, që do të thotë ai kishte mbështetjen më të madhe të emigrantëve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të Türkiyes të mbajtura më 14 maj janë publikuar në Gazetën Zyrtare.
Presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan mori kryesimin në zgjedhje, duke marrë mbi 27,13 milionë vota, apo 49,52 për qind të votave.
Konkurrenti i tij më i afërt Kemal Kılıçdaroğlu, kreu i koalicionit më të madh opozitar të kyesuar nga Partia Popullore Republikane (CHP), doli i dyti me 44,88 për qind, duke marrë 24,59 milionë vota.
Sinan Oğan nga Aleanca ATA mori 5,17 për qind, ndërsa Muharrem Ince, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në fund të javës së kaluar pasi fletëvotimet ishin shtypur tashmë, mori 0,43 për qind. Shkalla e pjesëmarrjes në votime ishte 88,92 për qind.