Është sulmuar me gurë dhe mjete të forta mëngjesin e së hënës ndërtesa e konsullatës turke në Nju Jork, e cila strehon edhe misionin turk në OKB.
Godina ndodhet në First Avenue, përballë Selisë së Kombeve të Bashkuara.
Sipas të dhënave paraprake, të paktën 10ë dritare u thyen, teksa policia ka rrethuar godinën dhe ka hapur një hetim.
Nuk ka persona të lënduar dhe as të arrestuar. Motivi i sulmit nuk është ende i qartë, por raportohet se ai nuk ka ndikuar në procesin e votimit për turqit jashtë vendit.