Blendi Fevziu zbulon detajin e veçantë, çfarë mbajnë ambasadorët e huaj në Shqipëri në shtëpitë e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria është një vend i vogël, por ka shumë për t’u krenuar. Mes tyre kemi edhe artizanët që na pasurojnë më shumë vlerat kulturore në vendin tonë. Alba Ruço tregoi këtë të mërkurë se Argjendari Pirro është munduar që elementet e kostumografisë shqiptare t’i sjellë në një formë më moderne dhe unike.

Ajo pohoi se kjo gjë pëlqehet shumë nga turistët e huaj. Këtë gjë e konfirmon edhe Blendi Fevziu. Madje ai rrëfeu se kur shkon në darka ose dreka në shtëpitë e ambasadorëve të huaj shikon gjithmonë që kanë diçka tradicionale që përfaqëson Shqipërinë.

“E vë re që kur shkoj zakonisht për ndonjë darkë, ndonjë drekë në shtëpitë e ambasadorëve të gjithë kanë o një xhubletë, o një sumbull jeleku, o ndonjë gjë nga këto të vendosura nga shtëpitë e tyre”, tregoi Fevziu.

Ndërkohë Ruço u shpreh se: Në fillim e kanë nisur shqiptarët duke jua dhuruar të huajve. Është vlerësuar aq shumë nga të huajt saqë shqiptarët e kuptuan që janë shumë të bukura dhe filluan pak nga pak edhe shqiptarët ta vlerësojnë artin tonë, artin vendas.

Share This Article