Trump njofton eliminimin e krahut të djathtë të al-Baghdadit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se pasardhësi numër një i kreut të grupit të Shtetit Islamik i vrarë gjatë një sulmi të forcave amerikane në fundjavë, ishte eliminuar gjithashtu.

“Sapo konfirmova se zëvendësi numër një i Abou Bakr al-Baghdadi ishte eliminuar nga trupat amerikane. Ai do të merrte me shumë siguri kryesimin e grupit. Tashmë ai ka vdekur!”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë nuk dha detaje për identitetin e këtij personi dhe as për detajet në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij.

Forcat kurde kishin njoftuar vdekjen, gjatë një sulmi tjetër në veri të Sirisë, të Abou Hassan al-Mouhajir, krahu i djathtë i Abou Bakr al-Baghdadi dhe zëdhënësi i organizatës ISIS./ATSH/

Share This Article