Një nga problemet më të mëdha të Milanit në sezonit që po mbyllet ishte krahu i djathtë i sulmit, aty ku nuk u gjet një lojtar që ta mbante gjatë formacionin. Në këtë situatë, drejtuesit e kuqezinjve po tentojnë të afrojnë një futbollist, i cili do të jepte garanci, por të ishte edhe një investim për të ardhmen.
Emri më i lakuar nga mediat italiane ditët e fundit është ai i sulmuesit të krahut të Kosovës, Edon Zhegrova, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Lilles në Francë, skuadër me të cilën Milani gëzon një marrëdhënie të mirë, duke qenë se ka transferuar Leaon dhe Maignan. Kartoni i dardanit vlen rreth 10 milionë euro dhe drejtuesit e Milanit duket se janë të gatshëm të kryejnë një investim të tillë.
Në 28 ndeshje në sezonin e fundit në Francë, Zhegrova arriti të gjente 3 herë rrugën e rrjetës.