Me anë të një postimi në rrjetet sociale, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Ai bën thirrje që autoritetet të shmangin rritjen e tensioneve dhe të ndërmerren hapat e duhura për çtensionimin e situatës.
“Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bëj thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Sali Berisha.