“Thunderbirds” është një nga ekipet më të rëndësishme të Forcave Ajrore në Amerikë dhe shquhet për performancat e shkëlqyera. Ky vit shënon 70-vjetorin e ekipit, i cili u krijua në 1953, gjashtë vjet pasi Forcat Ajrore u ndanë nga ushtria. Synimi, sipas komandantit aktual të ekipit, nënkoloneli Justin Elliott, është të fitojë sërish besimin e popullit amerikan dhe të rrisë numrin e rekrutimeve në ushtri. Sipas tij, është një sfidë me të cilën po përballen së fundmi Forcat Ajrore dhe ushtria në tërësi.
Marina, Ushtria dhe Forcat Ajrore kërkojnë me doemos të kapërcejnë vështirësitë e vitit 2022, ku pati një numër jashtëzakonisht të ulët të kandidatëve për t’iu bashkuar forcave të armatosura. Për muaj të tërë, drejtuesit ushtarakë kanë vënë në dukje se faktorët ekonomikë, dëshira e ulët për t’i shërbyer vendit, si dhe mungesa e informacionit mes të rinjve, janë faktorët kryesorë që dëmtojnë rekrutimin.
Paçka vështirësive, “Thunderbirds”, planifikoi këtë vit të performonte rreth 30 shfaqje ajrore në të gjithë vendin. Gjatë gjithë udhëtimeve, ekipi u angazhua rregullisht, duke shpresuar t’i afrojë njerëzit me ushtrinë. Pilotët që fluturojnë për “Thunderbirds” kalojnë pjesën dërrmuese të kohës së tyre, duke udhëtuar dhe duke bërë prova për shfaqje ajrore.
Komandanti Elliott cili ka pilotuar 30 avionë të ndryshëm në më shumë se 2555 orë fluturimi, gjatë gjithë karrierës së tij. Ndoqi Shkollën e Forcave Ajrore dhe shërbeu si një pilot operacional dhe eksperimental. Megjithatë, ai thotë se fluturimi që bën me “Thunderbirds” është gjëja më e vështirë që ka bërë ndonjëherë.
CNN u ftua në fillim të këtij muaji për të fluturuar së bashku me ekipin teksa bëheshin prova. Përpara fluturimit, çdo i ftuar duhet të kalojë nëpër disa trajnime për t’u përgatitur për gjëra të tilla si: forca e gravitetit apo dalja emergjente nga avioni. Forconi muskujt në pjesën e poshtme të trupit; merrni frymë në një ritëm specifik; mbështeteni kokën prapa në mënyrë që të mos ndjeni peshën e gravitetit të shtuar në qafë etj.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive fizike dhe përgjegjësisë për të qenë në krye të detyrës, një nga pilotët e ekipit, Grindstaff, u bën thirrje të rinjve t’u bashkohen Forcave të armatosura.
“Unë u rrita në një fermë në mes të askundit, pa para dhe i shihja akademitë e shërbimit si shansin e vetëm për t’u arsimuar dhe për të pasur një karrierë. Kështu vendosa të hyja në Akademinë e Forcave Ajrore, e cila më dha mundësitë që kam tani. Ndoshta ka shumë njerëz njësoj si unë, ndaj ju them që do të kishte qenë një eksperience fantastike nëse do të bëheshin pjesë e ushtrisë amerikane dhe veçanërisht e Forcave Ajrore.”
Grindstaff, pilot i ekipit “Thunderbirds”