Dea Mishel këto ditë i ka ngacmuar fansat përmes postimeve në rrjetet sociale duke aluduar për një ‘marrëdhënie’ me Kristi Aliajn.
“Na zbuluat… E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie të përbashkët me finalistin e ‘Big Brother VIP Albania 2’.
Ndërsa në një tjetër postim kishte treguar se është fjala për pjesëmarrjen e tyre në emisionin “She’s On Top”.
Dy ish-banorët e shtëpisë së famshme në Shqipëri do të jenë anëtarë të përjavshëm jurie në emisionin që nis transmetimin këtë të diel.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Ftesë në 5 në Top Channel, Dea është pyetur nga Bieta Sulo në lidhje me raportin me Kristin, por ka sqaruar se nuk ka ndjenja romantike mes tyre.
“Unë me Kristin kuptohemi shumë mirë. Me disa njerëz ose kuptohesh ose jo dhe ne të dy kuptohemi. Me Kristin kemi kimi, ai është djalë simpatik. Por, nuk mund të flasim për ndjenja romantike”, u shpreh ajo duke shtuar se mendon që në program “Kristi do të jetë më i rreptë se ai është i drejtpërdrejtë dhe unë do përpiqem ta zbus”.